Flash

Vuitton lë pa shpresë Milanin: "Asnjë interes për klubin"

Lapsi.al 30 October 2019
Vuitton lë pa shpresë Milanin: "Asnjë interes për

"Asnjë interes për Milan". Një zëdhënës i Lmvh mohon për Sportmediaset në mënyrë kategorike fjalët e publikuara nga e përditshmja Il Giorno rreth interesimit të grupit Lvmh-Luois Vuitton e pronarit të tij, Bernard Arnault, për klubin kuqezi. Zërat për një interes konkret të shumëkombëshes së luksit për klubin milanez ishin bërë gjithnjë e më të forta në javët e fundit, aq sa ishte folur edhe për shifra (një miliard e 200 milionë euro) e madje edhe merkaton (ëndërra Massimiliano Allegri në pankinë), por tani vjen mohimi.

Një pozicionim ndoshta i nevojshëm pas artikullit të Il Giorno, ku thuhet se Arnault do të donte ta merrte Milan brenda verës 2020 e për ta bërë i ka besuar Lazard (banka e investimeve londineze) rolin e këshilltarit. Lvmh-Luois Vuitton kishte mohuar përmes një komunikate në rrjetet sociale të Antoine Arnault, të birit të Bernard ("Interes maksimal për klubin por nuk jemi të interesuar të investojmë") një javë më parë, por pavarësisht mohimit zërat për qëllimet e Arnault për të zbarkuar në Milano vetëm ishin shtuar.

Elliott, aksionist i mazhirancës së kuqezinjve, në më pak se dy vjet ka investuar rreth 700 milionë tek Milan e për këtë duket se në muajt e kaluar ka refuzuar një ofertë prej 600 milionë nga Daniel Kretinsky, pronari i Sparta Praga. Paul Singer, numri 1 i fondit amerikan, kërkon të rikthejë shpejt në majë skuadrën, para se ta shesë e në këtë sens do të jetë vendimtar projekti për stadiumin e ri.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI