Flash

Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Lapsi.al 29 November 2026

Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë

Një ditë pas protestës kombëtare të 28 Nëntorit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, sot pritet të zhvillohet një tjetër protestë në Tiranë. Qytetarët dhe studentët pritet të vijojnë qëndresën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij.

Tubimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe vjen pas manifestimit të zhvilluar në Ditën e Pavarësisë, ku mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë nga diaspora, iu bashkuan thirrjes për protestë. Lëvizja vijon të kërkojë largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protestat, që kanë nisur prej muajsh dhe janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në kryeqytet, janë shoqëruar me përshkallëzim të kërkesave politike dhe përplasje të përsëritura me forcat e rendit.

Gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola. Por situata u tensionua kur policia nuk lejoi grumbullimin e protestuesve përpara godinës së qeverisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe molotovë. Përplasjet vijuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”, ku policia përdori edhe dronë për hedhjen e gazit lotsjellës. 

Në fund të protestës, policia ndërhyri edhe ndaj qytetarëve që kishin mbetur në sheshin “Skënderbej”, duke kryer shoqërime.

Numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit arriti në 48 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe gazetarë. Protesta e djeshme u ndoq edhe nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kërkesat e qytetarëve lidhen me akuzat për korrupsion, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI