Flash

Kalendar asfiksues, Klopp kërcënon Federatën angleze: "do tërheq skuadrën"

Lapsi.al 31 October 2019
Kalendar asfiksues, Klopp kërcënon Federatën angleze: "do
Në fillim shfaqja në Carabao Cup, pastaj kërcënimi. Jurgen Klopp nuk ka kohë as ti gëzohet kualifikimit të Liverpool në cerekfinale, pas fitores spektakolare me penallti kundër Arsenal, se duhet të mendojë për impenjimin e ardhshëm. Tekniku nuk duron më. Në konferencë për shtyp kritikon kalendarin e paralajmëron: "Nëse nuk gjejmë një datë të duhur për ne do të thotë që nuk do të luajmë e kushdo qoftë kundërshtari në cerekfinale do të kalojë raundin". Nuk kanë mjaftuar 5 golat në 90 minuta. Nuk ka mjaftuar fitorja me penallti në Anfield Road. Nuk ka mjaftuar as kalimi i turit. Klopp është i tërbuar: kalendari është shumë asfiksues. "Nuk e kam bërë unë kalendarin kështu që janë të tjerë ata që duhet të merren me të. Fifa thotë se duhet të jemi për Botërorin e klubeve e do të jemi. E njëjta gjë për Premier League e natyrisht nuk mund të mungojmë. Pastaj është edhe Carabao Cup, që duam ta luajmë, por nuk duam që ndeshja të jetë ditën e Krishtlindjes në orën 3 të mëngjesit". Një kritikë e ashpër ajo e teknikut të Reds: "Është e drejtë që ky problem të shfaqet tani, nuk do të jemi ne viktimat e këtij sistemi. Deri më sot ky problem kalendari është injoruar, besoj në fakt se shumë në Premier League ishin përpara TV të bënin tifo për Arsenal, më vjen keq..." Ndërkohë ështëë hedhur shorti për cerekfinalet e Carabao Cup. Organizuesit kanë njoftuar në Tëitter se "po diskutohet me Liverpool FC për një datë alternative, duke patur parasysh pjesëmarrjen e Klubit në kompeticionin e Botërorit për klubtë Fifa". CEREKFINALET 1) Oxford United-Manchester City 2) Manchester United-Colchester United 3) Aston Villa-Liverpool 4) Everton-Leicester

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI