Flash

Video/ Penalltia në shtesën e fundit kthen Juventus në krye të Serie A: romanet bëjnë nga katër gola

Lapsi.al 30 October 2019
Video/ Penalltia në shtesën e fundit kthen Juventus në krye

Mesjavë emocionuese në Serie A, me Juventus që i është përgjigjur me 24 orë vonesë Inter, por sahumë vuajtje për tu kthyer në krye të klasifikimit. Bardhezinjtë e Sarri janë imponuar në shtëpi kundër Genoa 2-1, vetëm me një 11 metërsh në minutën e 93', të shëndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo. Romanet bëjnë nga katër gola secila, Cagliari përmbys Bologna, ndërsa Napoli bllokohet në shtëpi nga Atalanta.

Në dy minuta, e tashmja dhe e ardhmja e Juventus ndryshuan radikalisht. Në kohët shtesë, pas një ndeshje në hije, episodi i dyfishtë me Ronaldo protagonist, erdhën rastet që do të krijojnë polemika: fillimisht një gol i anulluar për pozicion jashtë loje, pastaj penalltia e fituar dhe transformuar në frymën e fundit nga CR7. Përfundoi 2-1 për kampionët e Italisë që mbeten në krye të Serie A me 26 pikë (të Bonucci e Kouamè golat e tjerë), në përfundim të një ndeshje, në të cilën Genoa e vuri në vështirësi skuadrën e Sarri, me të dy formacionet që e mbyllën me 10 lojtarë pas kartonave të kuq të Cassatta (51) dhe Rabiot (87).

Humbet akoma terren ndaj kryesuesve Napoli që bllokohet 2-2 në San Paolo nga Atalanta. Dy herë në avantazh skuadra e Ancelotti nuk ka mundur të ruajë fitoren e arritur nga bergamaskët, që mbajnë vendin e tretë me 21 pikë, të ndjekur nga Lazio e Roma me respektivisht 19 dhe 18 pikë. Dy skuadrat e kryeqytetit bënë praktikisht të njëjtin rezultat, vetëm se bardhekaltrit e Inzaghit shënuan 4-0 ndaj Torinos në Olimpico, ndërsa Roma në transfertë me Udinese.

ITALY - SERIE A

Napoli 2 - 2 Atalanta

Cagliari 3 - 2 Bologna

Juventus 2 - 1 Genoa

Lazio 4 - 0 Torino

Sampdoria 1 - 1 Lecce

Sassuolo 1 - 2 Fiorentina

Udinese 0 - 4 Roma

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI