Flash

Video/ Goli në Brescia kushton një darkë me sushi: Lukaku falenderon Inter dhe paguan tavolinën

Lapsi.al 31 October 2019
Video/ Goli në Brescia kushton një darkë me sushi: Lukaku

Një lojtar i nivelit të lartë duket edhe jashtë fushës, jo vetëm kur shënon. E di mirë Romelu Lukaku, që të mërkurën në mbrëmje ka ftuar gjithë skuadrën për darkë, për të festuar startin magjik të kampionatit me zikaltrit e për ti dhënë një mesazh të rëndësishëm shokëve. "Faleminderit të gjithëve që jeni këtu - ka thënë sulmuesi belg gjatë mbrëmjes -. Jam shumë i kënaqur që jam këtu me ju. Faleminderit për ndihmën që më jepni, ky grup është i vecantë". Fjalë të rëndësishme, që konfirmojnë karakterin e sulmuesit e dëshirën për të krijuar grup, si mënyrë e domosdoshme për të arritur objektivin e madh me fanellën e Inter.

E gjithë idea e belgut u konkretizua në një restorant japonez fare pranë rrugës Sempione. Protagonistë të gjithë lojtarët zikaltër. Në krye të tavolinës ishte Lukaku, që ka folur gjithë kohën në italisht, ka bërë shaka e ka qeshur e... natyisht në fund ka paguar darkën. Ajo që ka rënë në sy është klima dhe alkimia mes lojtarëve të Antonio Conte. Një skuadër gjithnjë e më e bashkuar, e aftë të qendrojë bashkë edhe jashtë terrenit të lojës. Një mënyrë e zgjuar për të krijuar lidhje të forta, për të zbehur presionin atëherë kur duhet e për ta transformuar organikën e Inter në një grup të vërtetë të gatshëm të japë gjithcka për të përmbushur misionin.

https://www.youtube.com/watch?v=4-Lw2wrMEzA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI