Flash

Goli i Muntarit dhe hidhërimet e Gallianit: "Me Var Milan do kishte fituar titullin 2012 e ndoshta të tjerë"

Lapsi.al 31 October 2019
Goli i Muntarit dhe hidhërimet e Gallianit: "Me Var Milan do kishte

"Për Var mendoj mirë: pastaj cdo gjë është përmirësuar, por ndoshta nëse do të kishte qenë Var në golin e famshëm të Muntari do të kishim fituar titullin 2012, e kushedi, ndoshta edhe ndonjë titull tjetër më vonë". Adriano Galliani, administratori i deleguar i Monza dhe ish-Milan, kthehet në argumentin e momentit. "Mendoj mirë për Var - shtoi ai - ka reduktuar shumë numrin e gabimeve arbitralë. Sigurisht duhet përmirësuar protokolli, por rroftë Var".

Pikërisht në 25 shkurt 2012, arbitri Paolo Tagliavento nuk dalloi, në rastin e një ndeshje shumë të rëndësishme Milan-Juventus, që më pas mbaroi në barazim 1-1 me golat e Antonio Nocerino për kuqezinjtë e Alessandro Matri për bardhezinjtë, një gol me kokë të mesfushorit ganez Sulley Muntari, me topin që kishte kaluar plotësisht linjën e portës së mbrojtur nga Gianluigi Buffon, duke i lënë Juventus, që më pas fitoi titullin kampion, avantazhin që kishte përpara ndeshjes në San Siro.

https://www.youtube.com/watch?v=MWxtd8nvkQo

Galliani ka folur pastaj për shitjen e Milan. "Më vjen shumë keq: Commisso shkoi një hap nga blerja e Milan, pastaj nuk u kuptua përse Yonghong Li nuk ia shiti klubin, ku do të kishte mbetur aksioner: pas pak ditësh humbi gjithcka dhe në lojë u fut Elliott. Është dicka që nuk e kam kuptuar kurrë", përfundoi Galliani.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI