Flash

Ka një mesazh nga Shkëmbi: “Kristi e Osmani janë miq, por edhe unë dua të fitoj”

Lapsi.al 1 November 2019
Ka një mesazh nga Shkëmbi: “Kristi e Osmani janë miq, por

Një mesazh në konferencën për shtyp për dy miq, që në Niko Dovana këtë herë do ti ketë kundërshtarë: Kristi Vangjeli dhe Tefik Osmani. “Te Tirana kam dy miq të mirë, si Kristi Vangjeli dhe Tefik Osmani. Pa diskutim që do të doja ta fitoja unë këtë ndeshje. Do jetë ndeshje e bukur, e luajtur mirë dhe për arsyen që fusha do jetë në një nivel më të mirë se sa ka qenë. Kjo do të jetë një shkak që të jetë një ndeshje e bukur”, kështu e ka nisur konferencën për shtyp tekniku Bledi Shkëmbi, Teuta e të cilit është vetëm dy pikë larg kreut, por gjërat nuk i kanë shkuar shumë mire.

Durrsakët, që në 10 javë kanë shënuar vetëm një gol më shumë se kanë pësuar. Ofensiva e skuadrës së Shkëmbit ka shënuar vetëm 7 gola, praktikisht më pak se një gol për ndeshje, gjë që për ambicjet e bregdetarëve nuk garantojnë siguri. Teuta mund të konsiderohet edhe prova e parë e vërtetë për Ahmatajn, që vjen nga suksesi me Luftëtarin, por Kristi Vangjeli dhe Tefik Osmani dy miqtë kundërshtarë të teknikut korcar të bluve e kanë marrë paralajmërimin.

Me 16 pikë në 10 ndeshjet e para, Teuta është një distancë larg Tiranës dhe dy pas Partizanit kryesues. Kërkohet tashmë një fitore në Niko Dovana dhe skuadra e teknikut korcar në këto javë të kampionatit është mundur vetëm në dy ndeshje, në Lac dhe në

Korcë, ndërsa në shtëpi është ende e pamundur.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI