Flash

"Talenti i shekullit": Klopp përcakton më të talentuar se CR7 e Messi yllin e Arsenal

Lapsi.al 1 November 2019
"Talenti i shekullit": Klopp përcakton më të talentuar

5-5 në Carbao Cup, dy gola në 90 minuta dhe një ftohtësi prej kampioni në ruletën e goditjeve të penalltive kanë mjaftuar që Carlos Martinelli të fitojë gjithë vëmendjen e botës së futbollit. Skena nuk ishte e cfarëdoshme, por Anfield Road dhe ai që po e shihte me vëmendje ishte Jurgen Klopp, që ka bërë përcaktimin e pamenduar për 18 vjecarin.

Duke folur në konferencë për shtyp, tekniku gjerman i Reds është kthyer të flasë për sfidën kundër Arsenal në Carabao Cup (përfunduar 5-5 me kalimin e raundit nga Liverpool me penallti), duke i bërë elozhe të jashtzakonshme Martinelli, italo-brazilianit, që shumë shpejt duket se do të shpërthejë edhe një betejë mes dy kombëtareve për ta patur. "Sepp van den Berg ka luajtur një ndeshje të pabesueshme, por Martinelli ka të njëjtën moshë dhe është talenti i shekullit, është një sulmues i jashtëzakonshëm" ishin fjalët e teknikut fitues të Champions League.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI