Flash

Si Pogba: Juventus përgatit blerjen e Chong: dridhet United

Lapsi.al 1 November 2019
Si Pogba: Juventus përgatit blerjen e Chong: dridhet United

Juventus tenton një tjetër goditje të versionit Pogba. Sipas asaj që bën të ditur shtypi anglez, që ka qenë i kujdesshëm edhe të mbledhë informacione që vijnë nga Torino, Paratici ka vënë në shënjestër Tahith Chong, xhevahiri hollandez i Manchester United i datëlindjes '99. Mbrojtësi i majtë, i konsideruar një prej talenteve më të mëdha të Europës, shkon në skadencë kontrate në fund të vitit me Red Devils. Një miks eksploziv fiziciteti (1.85 e 76 kg), aftësi atletike e teknikë ekselente.

I mbërritur në Manchester me parametër zero, nga moshat e Feyenoord, Chong ka lindur në Curaçao, ka gjak kinez, kacurrela të dallueshme e një të majtë që ka magjepsur gjysmën e Europës. Tek United luan në të majtë, ku vrapon gjithnjë me 100 në orë e furnizon krosa pafund, por nuk është se ngurron të bëjë veprime me të djathtën e një të ardhme si mesfushor ekzaktësisht në rolin e Pogba. Këto kualitete, në moshën 20 vjec, shumë pak bashkëmoshatarë të tij mund ti kenë e nuk është cudi që kanë tërhequr interesin e vëzhguesve bardhezi, por edhe atyre të klubeve të tjerë të rëndësishëm. Të gjithë janë gati të bëjnë sulmin në fund të vitit për të tentuar goditjen. Gjithnjë, nëse Red Devils nuk arrijnë më parë ta bindin të rinovojë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI