Flash

Arena Kombëtare nuk është gati: shtyhet ndeshja test, por jo Franca

Lapsi.al 1 November 2019
Arena Kombëtare nuk është gati: shtyhet ndeshja test, por jo

Do të luhet, apo jo, në Arenën Kombëtare kjo është cështja! Do të luhet në fakt, sipas të gjitha gjasave, por zhurma e krijuar pas inspektimit të fundit të specialistëve të UEFA-s nuk është e kotë. Impianti nuk është ende gati dhe kërkon pak më tepër kohë se sa mendohej, edhe pse kjo nuk do të thotë se kampionët e botës nuk do të zbresin në stadiumin e ri të kryeqytetit. Shqipëri-Francë do të luhet në 17 nëntor në Tiranë, në Arena Kombëtare, por gjërat nuk janë gati dhe ndeshja test është shtyrë me një javë nga programi.

Sipas asaj që bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, "ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme".

Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, "u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës". Ky është versioni zyrtar që e con Vllaznia-Apolonia, për kampionatin e futbollit të femrave në datë 10 Nëntor, ekzaktësisht një javë para kualifikueses me Francën.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI