Flash

Bologna i bën shakanë e hidhur United: nga sponsorët vijnë 8 milionë euro për Ibrahimovic

Lapsi.al 2 November 2019
Bologna i bën shakanë e hidhur United: nga sponsorët vijnë 8

Një ëndërr që mund të kthehet në një realitet të jashtzakonshëm. Në shtëpinë e Bologna po përkufizohen detajet e një operacioni të pabesueshëm, saktësisht idea për ti dhuruar Sinisa Mihajlovic një kampion si Zlatan Ibrahimovic. Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, Walter Sabatini është në kontakt intensiv me Mino Raiola e tani po flitet për shifrat: suedezi kërkon 8 milionë euro për një vit e gjysëm kontratë. Një shifër e rëndësishme që pjesa kryesore do të paguhet nga sponsorët.

Sinisa Mihajlovic ka zgjedhur 38 vjecarin suedez objektivin më të madh për sulmin e tani, ajo që dukej një lloj misioni i pamundur, duke parë se edhe Manchester United kishte të njëjtën ide, po shkon drejt konkretizimit. Ibra do të largohet nga Galaxy për të mbyllur karrierën e tij të pabesueshme në në Europa e Bologna mund të jetë etapa e fundit. Sabatini është pozitiv: jo vetëm nuk pa ti mbyllet dera në fytyrë nga menaxheri i sulmuesit skandinav, përkundrazi, puna ka shkuar tek shifrat. 8 milionë euro, e njëjta shifër që në Los Angeles janë të gatshëm të investojnë për ta bindur të qendrojë. Kuota është e lartë për klubin emilian, por ardhja e Ibras do të garantonte një bum ekonomik në nivel marketingu. Por kjo është e dyta, sepse në radhë të parë, Mihajlovic është i bindur se skuadra do të përfitojë nga pikëpamja e kualitetit dhe talentit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI