Flash

Cafu rrëfen dramën e vdekjes së të birit: “Ishte përtokë me konvulsione"

Lapsi.al 2 November 2019
Cafu rrëfen dramën e vdekjes së të birit: “Ishte

Ka folur për herë të parë pas vdekjes së të birit, ish-mbrojtësi brazilian Marcos Cafu. Një tragjedi që pak muaj më parë goditi atë dhe familjen e tij. Për mikrofonët e revistës Veja, sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, ish-kampioni ka rrëfyer dramën e atyre momenteve në të cilin ‘djali i tij’ Danilo humbi jetën tragjikisht.

PANIKU – “U nisëm të luanim një ndeshje. Danilo ishte në skuadrën time. Gjatë një pushimi doli, ndërsa unë vazhdova lojën. Tre minuta më pas dallova një lloj rrëmuje”, tregoi Cafu duke kujtuar ato caste të tmerrshme. “Për kuriozitet shkova të shihja cfarë po ndodhte e gjeta djalin që kishte konvulsione. Më kapi paniku sepse e dija historinë e tij klinike e që kishte patur probleme në zemër. Kur arritëm në spital, pas gjysmë ore një mjek më thërriti. I thashë: ‘Nuk ka nevojë të më thuash asgjë’, duke e parë që nuk përgjigjej. Po lutesha e i kërkoja Zotit të mos ma merrte djalin. Por nuk ishte e mundur”.

DHIMBJA – Në të kaluarën Danilo kishte vuajtur nga probleme kardiake por Cafu tregoi se mendonte se gjendja e vështirë ishte kaluar: “Dicka e ngjashme i kishte ndodhur, në moshën 24 vjecare kaloi një infarkt. U ndje keq ndërsa luante, por pas operacionit e pozicionimit të një stent besonim se ishte gjithcka nën kontroll …”. E në fund, zemërthyer ka bërë pohimin: “Të varrosësh një fëmijë del nga konteksti i përgjithshëm, nga gjithcka mund të provosh në jetë. Cdo pesë ditë shkoj në varreza. Nuk e kam kaluar akoma. Nuk kam kurajon të futem në dhomën e tij…”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI