Flash

Video/ Tragjedi në Sepang: përplaset dhunshëm e humb jetën piloti 20 vjecar

Lapsi.al 2 November 2019
Video/ Tragjedi në Sepang: përplaset dhunshëm e humb jetën

Tragjedia përsëritet në Sepang, tetë vjet pas aksidentit që i mori jetën Marco Simoncelli. Ka rezultuar fatal aksidenti që ndodhi gjatë Idemitsu Asia Talent Cup në pistën malejziane, për talentin e ri të botës së motorëve Afridza Munandar. I rrëzuar në xhiron e parë në kthesën 10, piloti 20 vjecar ka marrë ndihmën e menjëhershme të mjekëve të cirkuitit që, duke parë situatën, e dërguan menjëherë në spitalin e Kuala Lumpur me helikopter, ku fatkeqësisht indoneziani nuk ia doli.

https://www.youtube.com/watch?v=5JZQX6xu0kU

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të personelit mjekësor të spitalit, piloti i ri humbi jetën pak kohë pas aksidentit. Munandar konkuronte në IATC 2019, kampionati me një markë motori për pilotët aziatikë, ku kishte arritur dy fitore, dy vende të dyta e dy të treta. FIM, Dorna Sports e gjithë personat e përfshirë në Idemitsu Asia Talent Cup kanë shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjen, miqtë e personave të dashur për të.

Pasi mësuan lajmin e trishtë, kolegët e rinj të Munandar vendosën unanimisht të zbrisnin gjithësesi në pistë për gara-2, në program të dielën, për ta kujtuar në mënyrën e duhur pilotin e pafat.

https://www.youtube.com/watch?v=l8xgFhaPRTI

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI