Flash

“Tek Arsenal u fsheha në banjën e grave": Bendtner tregon edhe grindjen me Henry

Lapsi.al 2 November 2019
“Tek Arsenal u fsheha në banjën e grave": Bendtner tregon

Nicklas Bendtner nuk është ekzaktësisht prototipi i lojtarit ideal, të paktën për atë që duhet ta administojë. Gjeniu e i parregullti ngatërrohen në perfeksion për një sulmues të aftë të shënojë gola pafund, por edhe të arrestohet për rrahjen e një taksisti apo të gjobitet se tregoi mbathjet e sponsorizuara pas një goli në Europian. Nuk cudit aspak dmth që autobiografia e tij quhet “Both sides” (Dy anët), ku tregon histori si ajo kur tërboi një legjend të Gunners gjatë një dite…leksionesh.

Si bën të ditur The Sun, në një episod Bendtner tregon se kur mbërriti tek Arsenal vetëm 17 vjec, përvec stërvitjeve iu desh të ulej në bangat e shkollës e të mësonte shumë. Por nuk ishte fare nxënëx i mirë. “Të martën e të enjten kishim mësim, ishte si të ishe në shkollë përsëri. Kishte lëndë të ndryshme, si administrimi i shtypit e menaxhimi financiar. Por unë mendoja se kisha mbaruar me shkollën, e urreja që kur isha në Danimarkë. Një ditë nuk shkova në leksion, u fsheha në banjën e grave e dëgjoja të gjithë që bëtisnin si të cmendur sepse nuk më gjenin”. Por dikush, sapo mbaroi mësimi, shkoi ta kërkonte: Liam Brady, përgjigjësi i sektorit të të rinjve.

“Më vonë erdhi Liam Brady në sallën e mensës e më tha: ‘Cfarë ke në mendje, djalosh? Ku ishe?’. Kishte dëgjuar dikë që thoshte se isha fshehur poshtë një tavoline”. Teknikisht kjo nuk ishte e saktë. E kështu Bendtner mohon qetësisht legjendën metropolitane. “Me ndërgjegjen në vend iu përgjigja: ‘Vërtetë, zoti Brady, nuk isha fshehur poshtë një tavoline. Ky është vetëm një keqkuptim i madh'”.

Në historitë e pazakonta nuk mund të mungonte Thierry Henry, që me danezin ka patur më shumë se një rast kur janë konfrontuar ballë për ballë. “Bënim stërvitje me dy pasime, Henry bëri tre dhe unë bërtita ‘janë tre’! Ai më bëri shenjë që të pushoja. Unë bëra të njëjtën gjë e më sinjalizuan dënim, kështu që u ankova. Ai më shau e më bëriti që ta qepja, por unë i thashë ta mbyllte vetë. Vrapoi drejt meje dhe filluam të grindeshim pastaj erdhën Campbell e Ashley Cole e më qetësuan. Por janë gjëra që ndodhin kur një nga sulmuesit më të mirë në botë të bërtasin para fytyrës…”.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI