Flash

Video/ De Ligt vendos derbin: prekja me dorë nuk i ndahet, por kthen Juventus në krye

Lapsi.al 2 November 2019
Video/ De Ligt vendos derbin: prekja me dorë nuk i ndahet, por kthen

Matthjis de Ligt është njeriu i derbit. Mund të ishte për atë prekje në zonë në pjesën e parë, që mund ti kushtonte bardhezinjve penalltinë e që tërboi Torinon, por u bë me golin e ndeshjes 15 minuta nga fundi, kur të besuarit e Mazzarri po përkëdheleshin nga idea se po i shkëpusnin një pikë kryesuesve. E në fakt jo, erdhi devijimi i hollandezit në një derbi ku luajtën më mirë granata se Juventus, por me diferencë të dukshme vlerash që në fund vendosën.

TËRBIMI GRANATA— Pjesa e parë e Juventus (me Pjanic, i rekuperuar in extremis) ishte për tu harruar: goditja e parë në portë erdhi pas gjysëm ore (e majtë e Dybala që grushtohet nga Sirigu). Më mirë Toro, që edhe pse nuk krijoi shumë raste nga anët e Szczesny është luftarak dhe gati të shfrytëzojë cdo top për tu rinisur. Pas 15 minutash lojë është episodi i polemikave: prekje me dorë e dyshimtë e De Ligt, Torino kërkon penallti që arbitri nuk e jep. Episodi është i ngjashëm me atë në Lecce, ku u dha penallti kundër bardhezinjve.

SUPER SIRIGU — Portieri i Torinos u konfirmua në formë të shkëlqyer, duke neutralizuar goditjen e De Ligt në fundin e pjesës së parë, por disomos në diagonalen e CR7. Strategjia e Mazzarri duket se funksiononte: Toro luante në mënyrë asfiksuese dhe bardhezinjtë e patën të vështirë të ndërtonin, edhe pse në fund dolën nga fusha me tre pikët.

VENDOSI DE LIGT— Torino nuk ka në pankinë potencialin e Zonjës, që e zhbllokoi në të 75, pasi kishte hedhur në fushë Higuain e Ramsey për Dybala e Bernardeschi. Pipita impenjoi fillimisht Sirigu me një goditje të fuqishme, përpara se të shërbejë për De Ligt golin e 0-1. Blerja më e shtrenjtë e merkatos bardhezi nuk zgjodhi një ndeshje cfarëdo për golin e parë me Juventus. Bardhezinjtë fitojnë përsëri duke vuajtur e Torino meritoi duartrokitjet e publikut të Olimpico në fund të ndeshjes, pavarësisht humbjes.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI