Flash

Video/ Barazim me 9 lojtarë: Ahmataj del me pikë, por pa fitore vetëm në shtesë

Lapsi.al 2 November 2019
Video/ Barazim me 9 lojtarë: Ahmataj del me pikë, por pa fitore

Teuta i shkakton Tiranës barazimin më të kushtueshëm, duke qenë se i hoqi dy pikë në fund dhe do ti bëjë ti mungojnë në sfidën e ardhshme edhe dy lojtarë të ndëshkuar me karton të kuq.

Tirana kërkonte konfirmimin në Niko Dovana përballë Teutës, për ta vendosur veten në nivelin e pretendimeve, por Ahmataj gjeti të njëjtat probleme e luhatje përfaqësimi që kanë kondicionuar edhe fazën e parë të kampionatit.

E megjithatë goli i Ngo'o mund ti fashiste të gjitha frikërat, pas vetëm 18 minutash lojë. Anglezi tregohet sulmuesi i pakapshëm i zonës e Tirana luan tani me besim. Pak raste e shumë kontraste, konfuzion taktik, e tentativë administrimi. Hoxhallari provoi të ruajë territorin me të gjitha manyrat, vetëm se nuk janë të duhurat, sepse gjërat u komplikuan keq nga kartoni i dytë i verdhë për Hoxhallarin në të 76. Mbrojtësi nuk është në rolin e tij dhe sikleti në interpretim ndjehej deri kur Xhaja i tregoi daljen e shpejtë.

Nga aty është vetëm ofensivë e Teutës në kërkim të barazimit, shumë e dëshiruar, pak e qartë dhe e mbyllur në hapësira, që edhe kur vijnë kanë mungesën e fatit me vete. Shtylla e Kallakut mund të ndryshonte lojën në 12 minutat e fundit, sepse kur Hoxha barazoi me kokë ishte shumë vonë për të shpresuar përmbysjen.

Bardheblutë u dorëzuan nën presion, por mund të shkonte edhe më keq kur në të tretën shtesë Torassa e la skuadrën me 9 vetë. Një pikë e sforcuar, por që mund ti vlejë Ahmatajt në fushën e një skuadre pretendente, edhe pse do ti duhet të bëjë llogaritë me dy mungesa të rëndësishme javën e ardhshme. Nuk është se doli nga sindroma e shterpësisë ofensive Teuta, por Shkëmbi i gëzohet pikëve dhe gjysmës së dytë të lojës, por e di që jo gjithnjë do të luajë me kundërshtarë në inferioritet numerik.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI