Flash

MotoGP/ "I dedikoj fitoren Munandar": Vinales nuk harron tragjedinë e Sepang, Marquez vendos një rekord

Lapsi.al 3 November 2019
MotoGP/ "I dedikoj fitoren Munandar": Vinales nuk harron
"Ishte një garë e pabesueshme, e dija që kisha potancialin e duhur në motor dhe pata shpejtësinë e duhur. Edhe në Australi kisha ndjesi të mirë, por të merrja kryesimin që në fillim këtu më lejoi të vendosja ritmin dhe të fitoja": kështu Maverick Vinales pas suksesit në Sepang në MotoGp ka komentuar suksesin, që ka dashur tia dedikojë pilotit të ri indonezian Afridza Munandar, që humbi jetën një ditë më parë në cirkuitin malejzian gjatë garës së Asia Talent Cup: "Dua tia dedikoj këtë fitore atij". https://www.youtube.com/watch?v=l8xgFhaPRTI&feature=youtu.be Marc Marquez ka mbetur gjithashtu i kënaqur, pavarësisht vendit të dytë: "Një garë e pabesueshme duke nisur nga xhiro e parë. Edhe Dovizioso ka bërë një garë të jashtëzakonshme. Në tre xhirot e para i konsumova shumë gomat, por Vinales ishte më i shpejtë dhe mundësia e vetme ishte ti qendroje afër. E provova, por jam shumë i lumtur për fitoren e vëllait tim (Alex, kampion bote në Moto 2): e meriton, ka punuar shumë e nuk është e lehtë të jesh vëllai i.... por ai është Alex Marquez e ka fituar dy Botërorë", përfundoi kampioni i botës. "Ka megjithatë një tjetër fytyrë që nuk mund ta harrojmë, humbja e Afridza Munandar. E njihja dhe bota e garave është kështu. I dërgoj një përqafim të gjithë familjes së tij" përfundoi Marquez që ka vendosur një rekord tjetër, duke arritur më shumë pikë të grumbulluara ndonjëherë në një sezon, plot 395 pikë, pas vendit të dytë të arritur në ditën e sotme. Ai kalon Lorenzo, që në vitin 2010 kishte arritur 383 pikë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI