Flash

F1, Hamilton kërkon legjendën: "Sa tituj mund të arrij? Ndihem i freskët si trëndalif i sapoçelur "

Lapsi.al 4 November 2019
F1, Hamilton kërkon legjendën: "Sa tituj mund të arrij?
Lewis Hamilton është një lum emocionesh pas vendit të dytë në Austin që i dhuroi matematikisht titullin e gjashtë kampion: "Është një ndjesi drithëruese, nëse duhet të jem i sinqertë. Duhet të falenderoj skuadrën time, por edhe mamanë, babin, prindërit adoptivë... gjithë familjen që më ndjek nga shtëpia”. Tani për Hamilton hapet një horizont i ri ai i kalimit në legjendë, pasi kaloi Fangio e është fare afër Schumacher. “Është një nder për mua. Babai më ka mësuar të mos heq dorë kurrë, që kur isha 6 apo 7 vjec. Sa tituj mund të arrij? Nuk e di, por si sportist ndihem i freskët si trëndalif i sapocelur. Jam gati për garën e ardhshme e nuk do të heqim dorë e do të vazhdojmë të shtyjmë në garat e ardhshme". Për fundjavën e tij, Leëis ka pranuar se nuk e ka arritur plotësisht objektivin: "Dje ishte një ditë e komplikuar – tha ai duke iu referuar vendit të pestë në kualifikuese - Valtteri bëri një punë fantastike, përgëzime atij. Ndjej shumë emocione për momentin. Shpresoja ti dhuroja një fitore, por nuk ishte e mundur, gomat ishin konsumuar fare. Falenderoj të gjithë anglezët dhe tifozët amerikanë që me flamujt anglezë më mbështetën gjithë fundjavën".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI