Flash

Monaco humbet, Jardim i tërbuar me arbitrin: “Donte që Saint-Etienne të fitonte ndeshjen”

Lapsi.al 4 November 2019
Monaco humbet, Jardim i tërbuar me arbitrin: “Donte që

Për Monaco do të jetë e vështirë edhe këtë vit: është ky konkluzioni që vjen pas humbjes në Ligue 1: e pesta në 12 javë kampionat. Pas shpëtimit të marrë vitin e kaluar në ndeshjet e fundit, Monaco shpresonte që këtë sezon të ishte më e qetë, por klasifikimi është që tani alarmues: skuadra e Leonardo Jardim ka grumbulluar 15 pikë e ka vetëm 3 më shumë se zona e ftohtë por kjo nuk e ka penguar teknikun portugez, që ta konsiderojë sfidën në shtëpinë e Saint-Etienne me rezultat të vendosur që para ndeshjes.

Ndeshja në Stade Geoffroy-Guichard ka përfunduar 1-0 për vendasit: Denis Bouanga zhbllokoi rezultatin në minutën e 59′, ndërsa Monaco mbeti në fund me 10 lojtarë për kartonin e kuq direkt për Ruben Aguilar. Jardim u nervozua për vendimet e marrë nga arbitri i ndeshjes Jerome Brisard dhe e ka sulmuar ashpër në zonën miks për mikrofonët e Canal Plus: “Skuadra arbitrale kishte dëshirë të bënte të fitonte Saint’Etienne. Nuk e kuptoj si ishte e mundur të akordoje golin e tyre, kur në aksion ishte një faull i dukshëm! Ishte një ndeshje e ekuilibruar, kështu që kush vendosi? Arbitri, sigurisht… Kushdo mundi ta shihte në televizion, 99% e personave mendojnë të njëjtën gjë, por askush nga ata që duhet nuk e thotë".

Tekniku nuk e kishte pëlqyer aspak atë që ndodhi para ndeshjes me Saint-Etienne: “Në javën e kaluar kundër Nantes një gol na u anullua sepse arbitrat sinjalizuan një pozicion jashtë loje dy minuta më parë. Sot na dhanë katër minuta shtesë pavarësisht se humbëm kohë me kartonin e kuq e u bënë 6 zëvendësime… Nuk e kuptoj, jam i zhgënjyer sepse jam profesionist e dua të respektohem”. Por pas këtij sulmi Jardim mund të skualifikohet!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI