Flash

Conte gati të luajë gjithçka: “Në Dortmund nuk mund të gabojmë. E do kemi një Sensi plus”

Lapsi.al 4 November 2019
Conte gati të luajë gjithçka: “Në Dortmund nuk mund

Është koha e Champions. Antonio Conte e di që është përballë një ndeshje vendimtare, për më tepër pa Asamoah, Gagliardini e D’Ambrosio, të padisponueshëm. “Është një ndeshje e rëndësishme, ne e Borussia jemi me pikë të barabarta, Barcellona e ka hipotekuar një vend. U treguam të aftë të fitonim në shtëpi, e dimë mirë sa vështirë do jetë nesër, përballë një klubi të fortë e të kolauduar, që luan Champions prej shumë vitesh. Ambjenti do të jetë shumë i nxehtë, elektrik, e dimë mirë cfarë tifozët e Dortmund arrijnë ti transmetojnë lojtarëve”.

Conte e di mirë llojin e ndeshjes që e pret, por kërkon edhe mirëkuptimin e tifozëve: "Nëse do të jetë një ndeshje difensive, do jetë sepse Borussia do të na detyrojë. Por kush pret një ndeshje me vetëm një drejtim nga ana jonë, e ka gabim. Duhet të jemi të aftë në momentet e vuajtjes, pastaj e dimë cfarë bëjmë. Vijmë këtu për tu rritur më shumë, si bëmë në Barcellona”.

E në fakt, Inter është një skuadër që ka shënuar gjithnjë një gol në ndeshje në cdo kompeticion: “Eshtë edhe cështje karakteristikash, nuk kemi lojtarë kundërsulmi, shanset tona duhet ti krijojmë. Mentaliteti ynë është ti bëjmë keq kundërshtarit me topin ndër këmbë" shpjegoi tekniku që do të ketë mundësinë të besojë tek lojtari i tij më në formë, deri para dëmtimit, Sensi: “Ka rikuperuar, është në stërvitjen e tretë të plotë me ne, të parat i bëri në vigjilje të sfidës me Bologna. Eshtë në dispozicion, duhet të mendoj si ta aktivizoj, nga fillimi, apo pankina”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI