Flash

Vllaznia histori e përsëritur, Jonuz nuk duron më: "Kam ardhur për të punuar, por marr presion"

Lapsi.al 4 November 2019
Vllaznia histori e përsëritur, Jonuz nuk duron më: "Kam

Kishte bërë më shumë se surprizë deri para kësaj humbje në shtëpi prëballë Bylis, por tani për teknikun e Vllaznisë, Mirsad Jonuz, situata është përmbysur. Maqedonasi nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer duke kontestuar gjithcka në Shkodër, nga ambjenti e deri tek presioni me të cilin është përballur që nga momenti i parë kur mbërriti tek kuqeblutë: "Unë erdha këtu para 3 muajsh, të gjithë ish-trajnerët filluan të më sulmojnë. Të gjithë lojtarët e akademisë flisnin për mua. Ky është presion për mua. Nëse iki unë, nuk ka problem. Kam ardhur për të punuar, por marr presion. Tek unë është problemi?"

Ndoshta ka qenë kështu që në fillim, por rezultatet kanë mbuluar situatën dhe e kanë bërë teknikun të heshtë deri tani. Praktikisht e njëjta frazë, kjo e thënë nga maqedonasi, që kishin artikuluar më parë edhe teknikët e fundit që drejtuan Vllazninë, Ernest Gjoka, Hasan Lika e Agim Canaj. E megjithatë, Jonuz paralajmëron ndryshime në janar dhe nuk e ka fjalën vetëm për merkaton, në kohën kur shpreh hapur limitet e skuadrës që ka në dispozicion: "Unë do vazhdoj të jem këtu, do ndryshojë gjithçka. Kemi shumë probleme për të ndryshuar. Deri në dhjetor këta lojtarë janë më të mirët për mua. Fitojmë apo humbin, janë më të mirët për mua".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI