Flash

Mertens më i madh se Maradona për Napolin: dy gola në Champions dhe arrin shifrën 116

Lapsi.al 23 October 2019
Mertens më i madh se Maradona për Napolin: dy gola në Champions

Dries Mertens futet në historinë e Napoli e me dygolëshin e shënuar ndaj Salzburg në Champions League, fillimisht barazon, pastaj kalon rekordin e më të madhit nga të gjithë, Maradona, që me fanellën e kaltër shënoi 115 gola. Një arritje e vërtetë e Dries Mertens, sepse belgu erdhi nën hijen e Vezuvit si sulmues i jashtëm ose i dytë dhe falë punës së Maurizio Sarri u transformua në një bomber tipik. 7 gola të realizuar këtë vit, 4 në Serie A e 3 në Europë e rekordi absolut i Marek Hamsik, 121 gola, është në shënjestër.

I mbërritur tek Napoli në verën e 2013, Mertens nuk e mori menjëherë vendin e titullarit, por në vite, me tre trajnerë të ndryshëm, fitoi gjithnjë e më shumë hapësirë deri sa u bë njeriu fatal i zonës së rreptësisë. Gati 300 prezenca me fanellën e të kaltërve e rekordi i ish-kapitenit Hamsik është fare pranë tashmë: mision i arritshëm për një sulmues që në tre sezonet e fundit ka shënuar 75 gola.

Ndërkohë, Mertens feston rekordin që e vë në të njëjtën shkallë (madje një më lart) me Maradonën, një idhull i vërtetë për të gjithë napoletanët.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI