Flash

Napoli me Ibrahimovic si Juventus me CR7. De Laurentiis pohon negociatat: "Varet nga ai"

Lapsi.al 23 October 2019
Napoli me Ibrahimovic si Juventus me CR7. De Laurentiis pohon negociatat:

Aurelio De Laurentiis i bën tifozët e Napolit të ëndrrojnë. "Ibrahimovic? Është një mik, e kam njohur në Los Angeles sepse ishim në të njëjtin hotel - shpjegoi numri 1 i të kaltërve -. E kam ftuar për darkë me gruan e fëmijët e kaluam një mbrëmje fantastike. Mund të jetë një dëshirë ta shoh me fanellën e Napolit, varet nga ai".

Është dicka e ngjashme me një përgjigje, ndaj thirrjes së suedezit: "Napoli është një vend që të krijon entuziazëm: me mua San Paolo do ishte plot cdo të dielë. E pastaj është Ancelotti, një i madh", ka thënë shtatlarti. Në këtë tratativë të pazakontë, edhe Ancelotti është krejtësisht dakord: "E presim në Napoli".

Kështu, De Laurentiis është vënë në lëvizje për të provuar një goditje, që në Napoli e shohin të ngjashme me CR7 tek Juventus. Ëndërra Ibra nga njëra anë dhe e tashmja e përfaqësuar nga cështjet Mertens-Callejon, në skadencë kontrate në qershor 2020, e me të cilët AdL nuk është kaq i dashur: "Kam bërë një propozim për zgjatje kontrate - shtoi ai -. Për mua janë super të paguar duke parë moshën, nëse duan të shkojnë diku tjetër, nuk do ti kundërvihem. I kam thënë që do ti njoh të njëjtën rrogë që kanë aktualisht. Do të flasim".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI