Flash

Video/ Kategoria e Parë e prenotuar pas një fazë kampionati: Flamurtari i dorëzohet edhe Vllaznisë

Lapsi.al 23 October 2019
Video/ Kategoria e Parë e prenotuar pas një fazë kampionati:

Më keq nuk mund të shkojë, madje aq keq sa të mendosh se fatet e një sezoni të vendosur në një fazë kampionati, nuk mund të ndryshohen më. Flamurtari e ka nisur krizën, pa filluar kampionatin dhe pasojat janë pas nëntë javëve të para, pothuaj fatale: dy pikë në nëntë javë, asnjë fitore dhe një tjetër humbje në shtëpi, kundër një skuadre me të cilën duhej të luftonte bashkë me Luftëtarin për mbijetesë.

Vllaznia ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-3 në Vlorë, duke e lënë të pashpresë Sadedinit. Fitore tepër e rëndësishme për skuadrën e Mirsad Jonuz, që me këtë sukses, u ngjit momentalisht në vendin e 2-të, me 15 pikë, po aq sa Teuta.

Kruja, Krymi dhe Da Silva ishin autorët e golave për shkodranët, ndërkohë që për Flamurtarin shënoi Sukaj, një tjetër shkodran, por që luan për kuqezinjtë. Vlonjatët luajtën 1 pjesë me 10 lojtarë pas daljes së Deliajt me karton të kuq, gjë që e vështirësoi edhe më shumë misionin e Flamurtarit.

Në 8 javë kampionat Vllaznia e Mirsad Jonuz ka arritur të sigurojë 12 pikë, ndërkohë që vlonjatët e Sadedinit vetëm 2 pikë. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Skënderbeun, ndërkohë që Vllaznia është mysafrire në Laç!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI