Flash

Drama e Vervoort: kampionia paralimpike zgjodhi eutanazinë në moshën 40 vjeçare

Lapsi.al 23 October 2019
Drama e Vervoort: kampionia paralimpike zgjodhi eutanazinë në
Marieke Vervoort i ka dhënë fund jetës me eutanazi në moshën 40 vjecare. Kampionia paralimpike që ka fituar një medalje të artë, dy argjenti e një bronxi olimpike i ak dhënë fund vuajtjeve të saj: nga mosha 14 vjecare ajo vuante nga një sëmundje degjenerative muskulare që i shkaktonte dhimbje konstante e paralizë në këmbë. Qëllimet e saj ishin të qarta që pas Lojërave të Rio 2016: atletja kishte lajmëruar vendimin për tiu nënshtruar praktikës, që në Belgjikë është e ligjshme, nëse gjendja e saj do ti përkeqësonte dhimbjet. "Po gëzoj ende cdo moment të vogël. Kur të vijë momenti kur ditët e këqija të kalojnë të bukurat, kam gati dokumentet për eutanazinë". Sëmundja iu diagnostikua në moshën 14 vjecare, por nuk e ka penguar të bëjë një jetë sportive me pasion, fillimisht duke luajtur basketboll në karrocë për persona me aftësi të kufizuar, pastaj iu dedikua triathlon. Belgia kishte fituar të artën në 100m e argjendtën në 200m në Lojërat Paralimpike të Londër 2012, përvec argjentit në 400 e bronxit në 100 metra në Brazil katër vjet më pas. Vervoort i kishte firmosur dokumentet për të kryer eutanazinë në 2008, duke u shprehur se pranimi i vdekjes së asistuar ligjore i dha kurajën të jetonte për gjithë kohën që pati, e kishte insistuar se kjo procedurë nuk duhej përcaktuar si "vrasje".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI