Flash

Video/ Abazaj e Gavazaj nuk shënojnë, Duro e vuan: "Nuk është faji im"

Lapsi.al 23 October 2019
Video/ Abazaj e Gavazaj nuk shënojnë, Duro e vuan: "Nuk

Është imponuar 4-1 në ndeshjen kundër Luftëtarit, duke u rikthyer tek fitorja, por tek Kukësi ende nuk është vendosur harmonia. Goleada e fiksuar kundër bluezinjve nuk është tregues për perfomancën e Bluve, që presin më shumë nga Abazaj e Gavazaj, dy lojtarë që duhet të bënin diferencën, por që kanë rënë në hijen e Shkurtajt e Rrocës, që në këtë moment janë liderët e vërtetë të skuadrës së Shpëtim Duros: "E rëndësishme është fitorja. Vinim nga një moment jo i mirë psikologjik. Në një ndeshje të tillë është tensioni. Temperaturat e larta dhe fusha jo në nivelin e duhur ndikojnë. Ishim me fat që e zgjidhëm që në fillim ndeshjen dhe më pas e administruam. Ka probleme brenda skuadrës, e rëndësishme është që arritën të fitojmë".

Tekniku kaloi nga me tre mbrojtës në katër, për ti dhënë më shumë forcë ofensivës dhe lojës në krahë të dyshes, por sinjalet i mori nga qendërsulmuesi: "Nuk është faji im që nuk shënon Abazaj dhe Gavazaj. Shkurtaj po bën paraqitje të mira - u justifikua tekniku -. Të tjerëve iu dhanë mundësitë. Do ishte shumë mirë po të kishin shënuar".

Në avantazh që në minutën e 2 me golin e shpejtë të Ethemit, por Luftëtarin ndeshja u bë në ngjitje, ndërsa Kukësi mori kreditet pas dygolëshit të Shkurtajt, që në mes kishin rrjetën e tundur nga Rroca në minutën e 51 nga pika e bardhë e penalltisë. Për gjirokastritët Cela shënoi golin e ngushëllimit në minutën e 56.

14 pikë për Kukësin, që është tashmë në vendin e tretë , vetëm dy larg Bylis kryesues. Për bluezinjtë (6) situata nuk është premtuese, sepse me Lacin (10), që fitoi përballë Teutës, diferenca me zonën e shpëtimit është katër pikë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI