Flash

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Lapsi.al 29 November 2026

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë

Edhe më 28 Nëntor protestuesit e vazhduan protestën, gjatë së cilës nuk munguan aktet e dhunës. Protesta nisi rreth orës 10:00 në sheshin "Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.

Aty protestuesit sulmuan me gurë dhe molotovë në drejtim të policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Në ndryshim nga protestat e kaluara, ditën e sotme, policia ka përdorur edhe dron për hedhjen e gazit lotsjellës.

Protesta vijoi në sheshin kryesor të Tiranës. Më pas protestuesit tentuan të djegin selinë e Partisë Socialiste, ku ishin pozicionuar forca të shumta policie të cilën shpërndanë protestuesit.

Protestavijoi deri në mbrëmje dhe mbështetur në njoftimet zyrtare, deri në publikimin e këtij shkrimi raportohet për 35 të lënduar - 12 policë, 6 përfaqësues mediash (1 e huaj), 3 kalimtarë, 1 punonjës sigurie dhe 13 protestues. Po ashtu njoftohet se janë shoqëruar 16 persona.

Krerët e shtetit në Vlorë

Teksa në Tiranë po zhvillohej protesta krerët e shtetit u mblodhën më qytetin e Vlorës. Kryeparlamentari Niko Peleshi, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama vendosën kurora me lule në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit.

Të pranishëm ishin edhe krerët e lartë të shtetit nga Kosova, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Justina Shiroka-Pula, e cila zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Në ceremoni nuk pati fjalime, por mesazhetu përcollën në rrjetet sociale.

"Mirëmëngjes dhe me 28 nëntorin më të afërt me Evropën e bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkroi Rama.

"Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale, nga ati te e bija, nga nëna te i biri, nëpër zjarre betejash të panumërta dhe në fund nga një zyrë telegrafike në tjetrën, që një ditë nëntori të shohim atë Flamur të ringrihet pas 469 vjetësh, po më 28 nëntor, mbi një godinë të Vlorës, ashtu si ishte ngritur dikur në kështjellën e Krujës së Skënderbeut. Gëzuar", shkruan Kurti ndër të tjera.

Kurse kryetari i PD-së, Sali Berisha, shkroi: "Ne e festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, i cili, në një hark kohor 14-vjeçar, ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, zëvendësoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe, me politikat e regjimit kleptokratik, po shkreton dhe zbraz më shumë se çdo pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët”./DW

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI