Flash

Dybala "Boom!": dygolëshi që i ktheu numrit 10... Juventusin

Lapsi.al 23 October 2019
Dybala "Boom!": dygolëshi që i ktheu numrit 10... Juventusin
Një foto e festimit dhe komenti më i shkrutër, por më efikas, i mundshëm: "Boom!". Pas dygolëshit të realizuar në Champions League kundër Lokomotiv Moska shpërthen përsëri Dybala-mania. Dy golat e argjentinasit përmbysën avantazhin e rusëve: Juventus është kështu një hap larg 1/8. Sulmuesi bardhezi ka vendosur të festojë në mënyrën e tij arritjen: një foto në Instagram që kanë bërë të ndizen komplimentat e shokëve të skuadrës.
View this post on Instagram

BOOM ?? #ucl #finoallafine ⚪️⚫️

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

"Bravo Paulo" shkruan Buffon, ndërsa kapiten Bonucci feston me Dybala e skuadrën: "Është një Joya (kënaqësi, epiteti i argjentinasit) të fitosh ndeshje si këto. E Juve duhet ti fitojë, sepse #derinefund është motoja jonë".
"Ndeshje e vështirë", ka postuar ndërkohë në Instagram mbrojtësi Mathijs de Ligt, duke vlerësuar mbi të gjithë Dybala për golat dhe impaktin në ndeshje.
Dybala ishte në rrugën e daljes në verë dhe vetëm insistimi i tij për të qendruar i ndryshoi gjërat. Ardhja e Higuain nga Chelsea dhe ideja për të kthyer në Torino Pogba e bënë numrin 10 të shihej si sakrifica e mundshme, duke parë edhe koston e kartonit dhe klubet e interesuar për të. Dybala i refuzoi të gjithë, edhe United, i bindur se do të arrinte të rifitonte Juventus dhe në mbrëmjen e të martës, duket se e përmbushi misionin...

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI