Flash

Lewandowski bomber i frikshëm: shënon më shumë se i gjithë Real Madridi

Lapsi.al 23 October 2019
Lewandowski bomber i frikshëm: shënon më shumë se i

Robert Lewandowski ka një raport special me golin. Edhe në këtë sezon polaku po konfirmon aftësitë e tij si qendërsulmues i jashtëzakonshëm. Sipas statistikave, me fanellën e Bayern, sulmuesi ka shënuar deri tani 18 gola mes Bundesligës, Kupave kombëtare e Champions League. Natyrisht këtyre golave i duhen shtuar edhe tre të realizuara me Poloninë, për një total prej 21 rrjetash. Më shumë se ka shënuar i gjithë Real Madrid (19) sa për të qenë të saktë.

Punë snajperi, me një gol të shënuar cdo 63' minuta. Një makinë goli perfekte dhe i pakapshëm. Nuk është rastësi që në verë, pikërisht merengues insistuan për të marrë në Bernabeu polakun, që në atë kohë dukej i pakënaqur në Bavari. Sekreti i efikasitetit të Lewandowski duket se duhet kërkuar jo vetëm në kualitetin teknik të lojtarit, por edhe në stilin e tij të jetës, në ushqimin e edhe në trajnerin personal special që ka: mikeshën e tij nutricioniste e instruktore fitness Anna Stachurska, alias "Lewandowska".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI