Flash

Shënon tri gola dhe kalon Messi-n, Mbappe hyn në historinë e Champions League

Lapsi.al 23 October 2019
Shënon tri gola dhe kalon Messi-n, Mbappe hyn në historinë e

Hyri në pjesën e dytë, por Kylian Mbappe ishte protagonisti i madh i sfidës së mbrëmjes së të martës të PSG kundër Club Brugge. 5-0 e pastër për francezët, fryt i dygolëshit të Mauro Icardi dhe trigolëshit të lojtarit kampion bote me Francën.

Një tris, ai i fëmijës së "tmerrshëm", që i dhuroi edhe një rekord të jashtëzakonshëm. Mbappe ka mundur Messi-n: është lojtari me moshën më të re që ka shënuar 15 gola në Champions League. Në fakt, në moshën 20 vjeçare e 306 ditë francezi ka përmirësuar statistikën e vendosur nga Pleshti i cili kishte arritur të njëjtin rezultat në moshën 21 vjeçare e 288 ditë duke thyer rekordin që Raul e kishte vendosur në moshën 22 vjeç e 163 ditë.

Por trigolëshi i Mbappe dhuron edhe një tjetër surprizë. Në fakt, francezi ka barazuar Joselba Llorente që kishte hyrë në lojë gjatë ndeshjes dhe kishte shënuar tri gola me fanellën e Villareal në tetor të 2008-ës kundër Aalborg. Një mbrëmje që kampioni i PSG vështirë që ta harrojë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI