Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Negociatat/ Basha-Ramës: Europa të ka refuzuar, mjaft me shfajësime

Lapsi.al 21 October 2019
Negociatat/ Basha-Ramës: Europa të ka refuzuar, mjaft me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur përmes dy postimeve në llogarinë e tij në “Twitter”, reagimit të kryeministrit Edi Rama, ndaj kërkesës së tij për t’u dorëhequr pas vendimit refuzues të Këshillit Evropian për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Sipas Bashës, moshapja e negociatave është dështim i kryeministrit, i cili tashmë duhet të pranojë përgjegjësinë.

Dy postimet e Bashës: 

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha në Tëitter.

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.

Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.

Më herët, Rama ndau me ndjekësit e tij në "Facebook", ku citonte kreun e Këshillit, Donald Tusk, i cili pas komunikimit të vendimit, u shpreh se mungesa e unanimitetit të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave, nuk ndodhi për faj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. “Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut”, tha Tusk.

Përbri këtij citimi, Rama pati vendosur një fjali nga deklarata e Bashës paraditen e sotme, i cili e konsideroi moshapjen e negociatave si dështim të qeverisë. Bashkëngjitur postimit, Rama shkruante me ironi “PA KOMENT”.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI