Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, Policia jep detajet e para

Lapsi.al 21 October 2019
Vrasje me armë zjarri në Shkodër, Policia jep detajet e para

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në malësinë e Shoshit në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se viktima është shtetasi Lazer Arraj (Pjetrushi), 55 vjeç.

Arraj është qëlluar 2 herë me armë zjarri dhe trupi i tij i pajetë është gjetur nga kalimtarët në zonë.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Me datë 21.10.2019, rreth  orës 12:00,  në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi  L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI