Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Shembulli i Zaev/ Rama: Për ne dielli lindi sërish

Lapsi.al 21 October 2019
Shembulli i Zaev/ Rama: Për ne dielli lindi sërish

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së  Kryesisë së Partisë Socialiste, ku edhe ka komentuar kërkesën e kryedemokratit Lulzim Basha për dorëheqjen  pas “Jo"-së për negociatat.

I pyetur nëse do të largohej nga posti dhe nëse do të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme sikurse homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, Rama tha se e kishte paralajmëruar një vendim të tillë, duke përsëritur se përgjegjës për këtë situatë janë problemet e brendshme të Bashkimit Evropian.

“E çfarë duhet të them unë? Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur në 6 muajt e parë të vitit. Sot është materializuar ajo që paralajmëruam para disa kohësh në të gjitha fjalimet e mia…një konflikt për të ardhmen e BE-së. Në këtë konflikt në këtu apo edhe ata në Maqedoninë e Veriut. Dielli ka dalë përsëri, rruga jonë do të vazhdojë pa asnjë ekuivok,”-tha Rama.

Ndërsa, në lidhje me Reformën Zgjedhora, Rama tha se ajo do të miratohet brenda vitit me të gjitha palët që duan të marrin pjesë. “Do ta bëjmë me të gjithë ata që do të marrin pjesë në proces. Në parlament ka një opozitë që është e përfshirë, ka edhe një karrige bosh për opozitën jashtëparlamentare. Brenda vitet votohet reforma zgjedhore. Me ata që do të binden do të votojmë reformën zgjedhore,”-shtoi kryeministri.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI