Flash

Kurti vjen në Tiranë, por nuk takon Ramën: Së shpejti

Lapsi.al 20 October 2019
Kurti vjen në Tiranë, por nuk takon Ramën: Së shpejti

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti e ka cilësuar si padrejtësi faktin që Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk iu hapën negociatat nga BE-ja. Gjatë aktivitetit ku ishte i ftuar në Tiranë nga Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri, ai tha se së shpejti do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

“Padrejtësi që Shqipëria dhe Maqedonia nuk filluan negociatat. Sigurisht që do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë, por jo sonte” - tha ai.

I pyetur mbi krijimin e qeverisë së re, Kurti u shpreh: “Jemi duke biseduar ende me LDK, koalicioni ynë është i pashmangshëm".

Me informacionin që kam Vetëvendosja nga rinumërimi ka shtuar vota. Këto janë më shumë simbolike, pasi substanca është aty, verdikti i popullit që më 6 tetor tha se regjimi i vjetër mbaroi” - përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI