Flash

Mesazhi prekës i deputetes Blerina Gjylameti për humbjen e vëllait

Lapsi.al 20 October 2019
Mesazhi prekës i deputetes Blerina Gjylameti për humbjen e

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan ku humbi jetën vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. 37-vjeçari Elton Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion, drejtuesi i të cilit është identifikuar si D.SH., 33-vjeç. Në një mesazh prekës në rrjetet sociale, deputetja socialiste shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e të vëllait.

"Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?", - shkruan Gjylameti. Kjo është tragjedia e dytë brenda pak kohësh në familjen e Gjylametit pasi rreth 1 vit më parë ajo humb edhe një motër për shkakk të një sëmundjeje të rëndë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI