Flash

Negociatat/ Rrëzohet argumenti i qeverisë, Franca: Reforma në drejtësi e papërmbushur

Lapsi.al 19 October 2019
Negociatat/ Rrëzohet argumenti i qeverisë, Franca: Reforma në

Krahas nevojshmërisë së Bashkimit Evropian për t'u reformuar, që u artikulua nga presidenti francez, Emmanuel Macron si një nga arsyet e moshapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian, refuzimi francez lidhet me kushtet specifike të papërmbushura nga të dy vendet. Kështu është shprehur Frederic Mondoloni, Drejtor për Europën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme Franceze, i cili ka sqaruar për mediat gjatë një vizite në Serbi, se cila janë kushtet që nuk kanë plotësuar vendet e Ballkanit.

Duke u ndalur në rastin e Shqipërisë, diplomati francez ka theksuar se reforma në drejtësi, që trumbetohet si një sukses nga ana e qeverisë, është një kusht konkret i papërmbushur. “Pika kryesore që dua të theksoj është se Franca nuk është kundër, por pro hapjes së negociatave, por ne kemi nevojë për dy kushte për t’u përmbushur. Për Maqedoninë e Veriut një nga çështjet është Zyra e Prokurorit Special dhe për Shqipërinë reforma në drejtësi. Këto janë çështje të rëndësishme. Ne nuk jemi delet e zeza të grupit, ne po mbrojmë për një rrugë të reformuar dhe kam besim se do të arrijmë të gjejmë një marrëveshje.”,- ka deklaruar Frédéric Mondoloni.

Drejtori i MPJ-së franceze, Frédéric Mondoloni, i cili e njeh rajonin për shkak të karrierës si ambasador i Francës në Serbi, ka sqaruar në mënyrë më konkrete se çfarë nënkupton Macron me reformimin e procesit të zgjerimit. Sipas tij, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që janë në faza të ndryshme të rrugëtimit evropian, duhet të zgjidhin problemet me funksionimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e medias. “Ne kemi nevojë për të reformuar procesin e zgjerimit, në mënyrë që ta bëjmë atë më të besueshëm, të qëndrueshëm dhe mbase gradual, i cili do t’i japë disa përfitime para anëtarësimit të plotë. Qëllimi është të bëjmë të mundur që çështjet shumë të rëndësishme si sundimi i ligjit, pavarësia e mediave të zgjidhen gjatë procesit të zgjerimit. Procesi madje duhet të jetë i kthyeshëm nëse është e nevojshme. Axhenda jonë është ambicioze, kjo reformë është e vonuar dhe ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin e brendshëm të BE-së”,- deklaroi Mondoloni.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI