Bashkëshortja e Kryeministrit, znj. Linda Rama ka reaguar për vendimin negativ të Këshillit Europian. Përmes një statusi në Twitter ajo aludon se shtetet e mëdha nuk arrijnë ta kuptojnë ankthin e shqiptarëve që e humbën Europën për herë të tretë. .
Për të ilustruar mendimin e saj, znj. Rama sjell në vemendje dy citime të Ismail Kadaresë, bërë në vitin 1996.
“Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth. #kadare #1996”.
