Flash

Vendimi i BE për negociatat/ Reagon Luigi Soreca: Mos hiqni dorë

Lapsi.al 18 October 2019
Vendimi i BE për negociatat/ Reagon Luigi Soreca: Mos hiqni dorë

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka reaguar pasi u raportua se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk mundën të dakordoheshin për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter", Soreca shkruan se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë fajtore për këtë vendim. Më tej, kreu i përfaqësisë diplomatike të BE-së u kërkon një mesazh qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas që të mos heqin dorë nga procesi e integrimit, pasi një ditë vendet e tyre do të bëhen anëtarë të Unionit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë. Sot do të doja t’u dërgoja një mesazh miqve tanë shqiptar dhe maqedonas: ju lutem mos hiqni dorë. Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të BE-së.”- shkruan Soreca. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Pas Zaevit, ja ç'mendon Rama për dorëheqjen

Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se do të dorëhiqej, në rast të mosçeljes së negociatave të vendit të ...

15:40

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI