Flash

Pas lajmit për dorëheqje, po lakohet emri i zëvendësuesit të Zaev

Lapsi.al 18 October 2019
Pas lajmit për dorëheqje, po lakohet emri i zëvendësuesit

Sikurse u raportua edhe dy orë më parë nga agjencia informative "Ansa", kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të japë zyrtarisht dorëheqjen pas mosgjetjes së konsensusit mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Mediat maqedonase pohojnë lajmin duke shkruar se Zaev është larguar, por qeveria nuk do të bjerë dhe as nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas burimeve të agjencisë "Zhurnal", kryeministri Zaev do të zëvendësohet nga ministri i tanishëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ky i fundit mund të udhëheqë qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, që përkon me fundin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zaev  gjendet ende në Bruksel, ku u zhvillua (17-18 tetor) mbledhja e Këshillit Evropian mbi nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gjasave, Zaev do të kumtojë vendimin përmes një konference për shtyp, pasi të kthehet në vendin e tij. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pas Zaevit, ja ç'mendon Rama për dorëheqjen

Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se do të dorëhiqej, në rast të mosçeljes së negociatave të vendit të ...

15:40

Burrel, rrëmbehet me forcë një 31-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një 31-vjeçar është marrë peng me forcë nga katër persona, njëri prej të cilëve ka rënë në pranga. S...

11:34

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI