Flash

Negociatat/ Meta: Asgjë nuk ka përfunduar, të mos humbasim shpresën

Lapsi.al 18 October 2019
Negociatat/ Meta: Asgjë nuk ka përfunduar, të mos humbasim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur mbi vendimin që pritet të merret ditën e sotme nga Këshilli Evropian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në një dalje për mediat nga qyteti i Kukësit, Meta u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të mos humbasin shpresat, ndërsai ftoi vendet skeptike që të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman, i cili ka vendosur të japë një pëlqim të kushtëzuar për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë. “Shpresoj të ketë reflektim për vendim pozitiv. Asgjë nuk ka përfunduar  dhe shpresoj të ketë reflektim. Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.Të mos humbasin shpresat”-tha Meta.

Ndërsa i pyetur nëse do të dekorojë kryeministrin Edi Rama në rastin e çeljes së negociatave, sikurse ka deklaruar më herët, Meta dha një përgjigje evazive. "Sot jemi këtu për të dekoruar radio kukësin, sepse e ka merituar tërrësisht duke përmbushur misionion e tij fisnik në drejtim të mbrojtjes së të trejtave të shqiptarëve në ish Jugosllavi."- tha kreu i shtetit për gazetarët.

 

 

Të këshilluara

Burrel, rrëmbehet me forcë një 31-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një 31-vjeçar është marrë peng me forcë nga katër persona, njëri prej të cilëve ka rënë në pranga. S...

11:34

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI