Rrjeti prestigjioz informativ “BBC” ka shkruar në lidhje me vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “BBC” ka cituar kreun e organit më të lartë vendimarrës të BE-së, Donald Tusk, i cili e cilësoi si të gabuar vendimin për mosdhënien e dritës së gjelbër për nisjen e bisedimeve me dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor.
“Një pjesë e vogël e vendeve anëtare të BE, të udhëhequr nga Franca, vunë veton ndaj hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit”, shkruan “BBC”.
Më tej, media ndërkombëtare i referohet sërish Tusk, i cili pas vendimit të Këshillit, tha në një konferencë për shtyp se “disa anëtarë nuk janë të gatshëm për të lejuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të bëhen anëtare të BE”.
“Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi arritur të marrim një vendim pozitiv. Personalisht mendoj se ishte një gabim”, deklaroi Tusk.