Flash

MotoGP/ Marquez kampion bote: në Buriram festë e dyfishtë: fitore e titull

Lapsi.al 6 October 2019
MotoGP/ Marquez kampion bote: në Buriram festë e dyfishtë: fitore
"Duam gjithcka". Marc Marquez nuk gabon e në Thailandë merr gjithcka, ashtu si premtoi: fitore e Botëror, i teti për të, duke lënë pas në finish Fabio Quartararo e Maverick Viñales. Kanibali Marquez nuk bën ulje në përgjithësi, imagjino në ditën e tij të lavdisë. Spanjolli nuk humbi kohë, shfrytëzoi menjëherë shansin për titullin e në Thailandë rrëmbeu kurorën botërore. Titulli i tetë në moshën 26 vjecare, për një palmares të mbushur me prestigj e triumfe, që është e destinuar të vazhdojë të pasurohet. Përpara tij vetëm Giacomo Agostini (15 tituj), Angel Nieto (13), Mike Hailëood, Valentino Rossi e Carlo Ubbiali (9): të paharrueshmit drejt të cilëve Marc ka mundësinë më të mirë për ti ndryshuar hierarkitë. Në Buriram, Marc nuk bëri asgjë me llogari, por i dha jetë një gare me karakter. I mjaftonin vetëm dy pikë më shumë se Dovizioso: misioni i përmbushur. Por Marquez nuk bëri kompromise e për një pjesë të mirë të garës iu qep Quartararo, në distancë sigurie, duke i studiuar linjat e performancën për të kryer pastaj sulmin final. Shkëputja e tij në xhiron e fundit nuk pranon kundërshti. Podiumin e mbylli Viñales, ndërsa Dovizioso është shumë larg: i katërti 4°, 11" e asnjëherë në lojë për të marrë podiumin numër 100°.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI