Flash

Video/ Partizani vetëm 1-1 me Teutën: Lerda i sulet arbitrit për kartonin e kuq

Lapsi.al 5 October 2019
Video/ Partizani vetëm 1-1 me Teutën: Lerda i sulet arbitrit për

Me 10 lojtarë Partizani dështon të përmbushë misionin për marrjen e kreut të Superiores, i ndalur në 1-1 nga Teuta në Selman Stërmasin e heshtur e pa tifozë. Franco Lerda për herë të tretë në 7 javë e mbyll sfidën në inferioritet numerik, por këtë herë skuadra, pavarësisht barazimit, ka treguar intensitet dhe agonizëm, duke gabuar fare pak e vetëm në pjesën e parë. Të kuqtë iu falën një supergoli të Trashit, por me një lojtar më pak nuk arritën të bënin përmbysjen, por italiani e ka me arbitrin Hamiti. “3 kartonat e kuq? Nuk janë për fajin tonë, janë për faj të gjyqtarit. Duhet t’i analizojmë mirë. Kur i shikojmë si numër 3 kartona të kuq, mund të tingëllojë keq, por skuadra nuk është nervoze. Romero preku topin dhe nuk meritoi kartonin e kuq”, u shpreh Lerda.

Italiani nuk ndryshoi pothuaj asgjë në krahasim me derbin: rikthimi i Boldor uli në stol Bitrin, ndërsa pa Todorovskin e Vecaj Shkëmbi befasoi me Kallakun që e nisi nga pankina. Partizani kërkoi zaptimin e mesfushës dhe me shtytjen e Trashit nga e majta deri diku ia arriti qëllimit. Me fanellat e ngjashura të Teutës, të instaluar në gjysëmfushën e tyre, të kuqtë kërkuan të zgjidhnin ndeshjen edhe përmes veprimeve individuale. Spektakolar Asani në goditjen nga distanca, por në një nivel ishte edhe Frashëri, që devijoi në kënd në minutën e 25.

Në harkun e dy minutave Avdyli i bëri gjëmën Partizanit: në të 36 nxorri me kartonin e dytë të verdhë nga loja Romeron, ndërsa dy minuta më vonë i dha avantazhin durrsakëve. Pragmatiste skuadra e Shkëmbit, nuk është ekzaltuese në ofensivë, por di gjithnjë të bëjë keq. Lerda ndryshoi logjikshëm me Telushin për Asanin, për të ruajtur ekuilibrat, por numri 10 reagoi për të dytën herë radhazi keq dhe këtë herë askush nuk mund ta justifikojë me dëshirën për të luajtur.

Kjo është një cështje që duhet ta shqetësojë Lerdën pas ndeshjes, sepse në fushë vëmendjen e mori Trashi me një gol spektakolar, përpara se lojtarët të zbrisnin në dhomat e zhveshjes. Goditja e dënimit befasoi Frashërin, por edhe Shkëmbin, që u frikësua në pjesën e dytë, duke i dhënë liri më shumë se cduhet një kundërshtari me 10 lojtarë. Teutës i mungoi besimi se mund të merrte maksimumin në kryeqytet e në fund mund të dilnin të mundur e të turpëruar nga një kundërshtar për 55 minuta me një lojtar më pak.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI