Flash

Barcellona, sherr i furishëm Kluivert-Valdes: "Skuadrën e bëj unë"

Lapsi.al 5 October 2019
Barcellona, sherr i furishëm Kluivert-Valdes: "Skuadrën e

Barcellona nuk bind pavarësisht fitores kundër Inter në ndeshjen e fundit të Champions League. E nuk bindin as të rinjtë blaugrana, që në ndeshjen e fundit të Youth League, kundër zikaltërve janë mundur 3-0. Nën akuzë trajneri i tyre, ish-portieri i katalanasve Victor Valdes, mbi të gjitha nga ana e Patrick Kluivert, drejtues i klubit. Mbikqyrësi i të rinjve e ka thirrur në raport teknikun për ti kërkuar shpjegime në lidhje me përfaqësimet e fundit.

Një proces që, sipas asaj që bën të ditur Marca, ka prfunduar me një sherr të furishëm mes Valdes e Kluivert. Në qendër të diskutimeve moduli 4-4-2 i përdorur nga trajneri blaugrana. Shoqëria insiston të shohë në fushë vetëm modulin 4-3-3, por tekniku nuk është dakord: "Skuadrën e bëj unë".

Victor Valdes nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e ardhshme të të rinjve të Barça, shenjë se rezultatet zhgënjyese dhe sherri me Kluivert kanë lënë shenjë. Në ajër është divorci mes palëve, por pritet ndërkohë vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI