Flash

Skandali/ Nuk i pëlqyen kritikat, Valencia ndërpret mbledhjen e fondeve kundër kancerit të Canizzares

Lapsi.al 4 October 2019
Skandali/ Nuk i pëlqyen kritikat, Valencia ndërpret mbledhjen e
Rrezikojnë të ngrenë një stuhi të paparë fjalët e ish-portierit spanjoll Santiago Canizares kundër Valencias e në vecanti ndaj presidentit Anil Murthy. Ashtu si raporton Marca, duke folur për El Partidazo de Cope, ish-portieri ka hedhur akuza të rënda ndaj pronarit të 'Lakuriqëve të natës'. “Anil Murthy ka anulluar një projekt që kishte nisur me Valencia, për të luftuar kancerin tek fëmijët për shkak të kritikave të mia për klubin”. Akuza e Canizares kundër numrit 1 të Valencias, ka marrë edhe përgjigjen nga klubi. Ish-portieri, pas vdekjes tragjike të të birit, kishin hapur bashkë me të shoqen një fondacion, El Sueño de Vicky, për të ndihmuar kërkimet kundër sëmundjes që i mori fëmijën 5 vjec. Fatale sipas tij ishin fjalët e thëna nga ish-portieri i Valencias për krizën e klubit dhe kritikat për shkarkimin e teknikut Marcelino. Vetë portieri ka lajmëruar më pas se projekti do ta vazhdojë e do të bashkëpunojë me Real Madrid, pasi Valencia vendosi të ndalojë gjithcka.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI