Flash

"Krevate të tmerrshëm në një qeli të ngushtë": nga burgu tek Rostov, Mamaev rrëfen një vit pas hekurave

Lapsi.al 4 October 2019
"Krevate të tmerrshëm në një qeli të
Krevate të tmerrshëm në një qeli të ngushtë, 2 metra me 3 në një burg në Moskë. Lamtumirë privilegje, asnjë komoditet e vakte aspak për një sportist. Pavel Mamaev është kthyer të luajë me Rostov, do të mbajë numrin 10 pasi kaloi një vit pas hekurave. Së bashku me Kokorin - sulmuesin e Zenit - sulmuan një funksionar të qeverisë ruse, duke e kapur me grushta. Nuk do të luajë me kurrë me kombëtaren, do të ketë mbi vetë etiketën e rrugacit për gjithë jetën, por futbolli i dha një tjetër shans. E në një intervistë ka rrëfyer si ishte eksperienca e tij në burg.
View this post on Instagram

#пашамыстобой

A post shared by Павел Мамаев (@mamaev_pavel17) on

11 muaj burg: "Krevatet ishin hekuri, shumë të këqinj". Pastaj mbi raportin me të burgosurit e tjerë: "Para se të bëje dicka, duhej të kishe një strategji. Të themi që po gënjen e do të bësh dicka që të tjerët nuk e dinë. Mendon se cilat mund të jenë pasojat, e ke pak frikë. Unë pata frikë. Ndihesh përgjegjës për veprimet e tua, e sidomos për veten apo familjen tënde. Duhet të mendosh një mijë herë para se të bësh dicka". Kur e pyetën nëse është rrahur ndonjëherë aty brenda, përgjigjet jo: "Këtë jo, por ka gjëra që kam parë e preferoj të mos flasë". Vështirë të rinisësh jetën normale pas 11 muajsh: "Nuk arrij të imagjinoj cfarë ndjejnë personat që qendrojnë aty për vite. Kur dola më dhanë një telefon e mendova "sa cudi". Ditën tjetër u zgjova në 6". Rostov i Valerij Karpin e mori me parametër zero, duke i ofruar një shans të ri. Edhe pse duhet të vijë në formë: "Në pranverë - deklaroi Karpin - do të shohim Mamaevin e vërtetë. Besoj tek ai, ndryshe nuk do e kishim marrë. Është një lojtar i nivelit ndërkombëtare, ajo që bëri i mbetet të kaluarës". Rostov është i dyti me 23 pikë, -2 nga Cska Moskë, në një betejë për një titull historik. Ndoshta Mamaev mund ti ndihmojë, duke lënë pas krahëve këtë histori të shëmtuar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI