Flash

34-vjeçari me hemorragji në tru pas dhunës policore, bashkëshortja: Mos e lini vetëm!

Lapsi.al 29 November 2026

34-vjeçari me hemorragji në tru pas dhunës policore,

Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit nga uji i hedhur prej një autoboti gjatë protestës së djeshme, ka bërë një apel të fortë drejtuar opinionit publik, duke kërkuar solidaritet dhe drejtësi për bashkëshortin e saj.

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Brikenit është kritike. Ajo ndodhet pranë tij në Spitalin e Traumës, ku mjekët e kanë informuar për rezultatet e skanerit të kryer mëngjesin e sotëm.

Sipas saj, neurokirurgu e ka njoftuar se 34-vjeçari ndodhet në rrezik për jetën, pasi në tru janë konstatuar disa vatra hemorragjie, të cilat për momentin nuk mund të trajtohen përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Në këto momente të vështira, Marjonela u është drejtuar shqiptarëve me një kërkesë të ndjerë për mbështetje, duke theksuar se kërkon vetëm drejtësi për bashkëshortin e saj.

“Ky djalë dhe unë jemi shkolluar në këtë vend, kemi punuar në këtë vend dhe jemi munduar ta ndërtojmë gjithçka me djersën tonë, pa i bërë keq askujt. Nëse ka sadopak drejtësi dhe humanizëm në këtë vend, sot kam nevojë për të gjithë ju. Kam nevojë për zërin tuaj, për mbështetjen tuaj, që të mos humbasim një djalë, një vëlla dhe një bashkëshort. Ju përgjërohem të gjithëve, mos heshtni! Më ndihmoni të luftoj për të. Brikeni po lufton me jetën dhe unë ndihem e vetme përballë kësaj situate. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Ju lutem, mos më lini vetëm në këtë luftë. Mos e lini Brikenin vetëm!”, shprehet ajo.

Apeli i Marjonelës vjen në një moment tepër të vështirë për familjen Tuci, ndërsa 34-vjeçari vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Familjarët kërkojnë solidaritet dhe drejtësi, ndërsa shpresojnë që gjendja shëndetësore e Brikenit të përmirësohet.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI