
Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej”, në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur në qendër të kryeqytetit dhe kanë nisur lëvizjen në formë marshimi, duke iu drejtuar godinës së Kryeministrisë.
Protesta vjen një ditë pas tubimit të 28 Nëntorit, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë protestës së djeshme pati përdorim të gazit lotsjellës, molotovëve dhe shoqërime të qytetarëve, ndërsa dhjetëra persona u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore.