Flash

Zelensky: Ukraina është gati të ndalë luftimet dhe të vijojë negociatat

Lapsi.al 29 November 2026

Zelensky: Ukraina është gati të ndalë luftimet dhe të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të pranojë një armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit dhe të vijojë më pas përpjekjet për t’i dhënë fund luftës përmes negociatave diplomatike.

Në një intervistë për televizionin Al Jazeera, Zelensky e cilësoi këtë një kompromis të madh nga ana e Ukrainës, duke nënvizuar se Kievi është i vetëdijshëm se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron të tërhiqet nga territoret ukrainase.

“A është kompromis? Sigurisht, një kompromis shumë i madh”, u shpreh Zelensky.

Ai shpjegoi se propozimi i Ukrainës është që palët të ndalin luftimet aty ku ndodhen aktualisht trupat në terren dhe më pas të kalojnë drejt diplomacisë.

“Ne e kuptojmë që ai nuk dëshiron të largohet nga toka jonë. Kjo është arsyeja pse themi: në rregull, le të ndalemi këtu dhe të kalojmë te diplomacia”, deklaroi presidenti ukrainas.

Zelensky iu referua gjithashtu rolit të presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, duke shprehur shpresën se ai do të vijojë të ushtrojë ndikimin e tij për arritjen e një marrëveshjeje që nuk do ta vendosë Ukrainën përballë një kompromisi të njëanshëm.

“Presidenti Trump do të jetë ende president. Ai ka ende mjaftueshëm pushtet dhe kjo është Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Shpresoj që ai të vazhdojë të gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte, pa qenë vetëm Ukraina ajo që duhet të paguajë çmimin”, tha Zelensky.

🚨 BREAKING: Ukraine is ready to cease fire along the current front line and move on to negotiations

“Is it compromise? Of course, very big compromise,” Zelensky told Al Jazeera in an interview.

“We understand that he doesn’t want to go out from our land. That’s why we say that, okay, let’s stop here and go to diplomacy.

President Trump will be still president. He has quite enough power still and it’s a constitution of the United States. So I hope that he will continue to find some way how to end this war without only the situation when Ukraine has to pay.”

— NEXTA (@nexta_tv) November 29, 2026

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI