Flash

Protesta e 28 Nëntorit, 61 të lënduar mes tyre 6 gazetarë

Lapsi.al 29 November 2026

Protesta e 28 Nëntorit, 61 të lënduar mes tyre 6 gazetarë

Pesë persona mbetën të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas bilancit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të lënduarve arriti në 61. Në spital vijojnë të marrin trajtim një efektiv policie, dy protestues, një gazetar dhe një kalimtar.

Në Traumë u paraqitën për trajtim 50 persona, ndërsa 11 të tjerë morën ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të gjithë pacientët e tjerë u larguan nga spitalet me këshillën e mjekëve.

Bilanci përfshin 25 efektivë policie, 22 protestues, gjashtë gazetarë, gjashtë kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet. Për protestuesin e lënduar në sy, ministria sqaroi se mjekët konstatuan një kontuzion të globit okular dhe se në sy nuk kishte trup të huaj. Ai vijon të ndiqet nga specialistët.

Protesta kundër qeverisë Rama u zhvillua në 114 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, zgjati më shumë se dhjetë orë dhe u shoqërua me përplasje të përsëritura. Protestuesit hodhën gurë dhe molotovë drejt forcave të rendit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. Gjatë përplasjeve, një efektiv policie u përfshi nga flakët pas hedhjes së një molotovi.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI